Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim në naftëtarët e Fierit.
Kryemadhi u shpreh se deri më tani nuk është bërë asnjë strategji për përpunimin e naftës, pavarësisht se ka punëtorë të specializuar.
“Ka me qindra inxhinierë që të mirë që largohen. Ne mendojmë që çështjes së industrisë së naftës duhet t’i japim vëmendje tjetër jo vetëm politike por edhe ekonomikisht. Gjithë qyteti i Fierit jeton me industrinë e naftës. Sot ne nuk përpunojmë për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit, apo për shkak të mbylljes fragmentare edhe të rafinerisë së Fierit deri diku.
Shteti duhet të jetë edhe fitimprurës, por duhet të ketë edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vet. Nëse ne do të zhdukim rafineritë e naftës që mund të jenë problematike, atëherë i bie që të zhdukësh treçerekun e popullsisë sepse pjesa më e madhe aty kanë punuar”, tha Kryemadhi.
Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:
Këtë situatë kemi kohë që e studiojmë, ky problem është ndarë në disa fusha kur ndërkohë kompani ndërkombëtare dhe partnerë strategjikë janë të involvuar në prodhimin dhe në nxjerrjen e naftës të tjerë janë të involvuar në përpunimin e saj, kur ndërkohë janë disa projekte të cilat thonë është më mirë për të importuar naftë, është më mirë për të prodhuar naftë dhe për ta eksportuar, por në fund të ditë këtu nuk është çështja kush është fitimprurës thjesht që të krijojë një rend në taksën e buxhetit të shtetit siç ndodh rëndom që nuk paguhet asnjëherë. Sepse të gjithë ata që janë operatorët që punojnë nuk paguajnë sepse dalin të gjithë me humbje dhe mund të jenë me miliona euro të papaguara në buxhetin e shtetit.
Ashtu si nga ana tjetër sjellja e tyre me punonjësit është përsëri shumë selektive dhe shumë diskriminuese kur ndërkohë punonjës që vijnë nga jashtë Shqipërie paguhen me mijëra euro rrogë ndërkohë që shqiptarët për të njëjtën punë paguhen me pagë diskriminuese. Edhe renta minerare që po themi ne që paguhet është e papërfillshme për atë çfarë ata marrin dhe çfarë ata fusin në xhepat e tyre. Dhe asnjëherë ne nuk e kemi të qartë në bilancet e buxhetit të shtetit që të shikojmë vërtetë cila është pasuria.
Pavarësisht se ne e dimë që 22% e GDP vjen nga sektori i naftës. Edhe pse është ajo që tha pak më përpara që prodhimi i naftës këtu vjen dhe për shkak të pandemisë që ka rënë gati me 300 mijë tonë por kjo nuk do të thotë që ti nuk e ke. Dhe në bursën ndërkombëtare je në vendin e 48 në botë për shkak të rezervave, je vendi 78 për shkak të prodhimit. Por për vendin që ka çmimin më të lartë je i 123 pra që konkurron me një vend tjetër që ka çmimin shumë të lartë të naftës.
Maqedonia që nuk prodhon asnjë litër naftë e ka çmimin 600 lekë për litër, Kosova po ashtu e ka më të lirë dhe që janë dhe pa port. Llogarit që ne naftën tonë bruto mund ta përdorim për transport. Ju e shikoni në aspektin inxhinierik të naftës, ne duam ta shikojmë në aspektin e jetesës së njerëzve që të kthehet në përfitim ekonomik për njerëzit.
Ne mendojmë që më mirë të pasurohet çdo familje fierake dhe çdo familje shqiptare dhe ta kenë çmimin e naftës më të lirë për veten e tyre sesa të pasurojmë 4-5 veta dhe ne nuk e dimë ku shkojnë këto para. A ka problem? Sigurisht që ka problem sektori i naftës, në 30 vite tranzicion sektori i naftës nuk është investuar përkundrazi është më i shfrytëzuari, më i konsumuari.
/abcnews.al/

