Kryemadhi në Vorë: Po ngushtohet laku, Ramës i kanë mbetur edhe 6 muaj e 4 ditë

schedule16:59 - 21 Tetor, 2020

schedule 16:59 - 21 Tetor, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme në Vorë ku u takua me disa nga banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar duke u njohur me shqetësimet e tyre.

Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe u shpreh se nuk do të lejojmë që “një i çmendur” t’i tërheqë zvarrë.

Në Vorë me banorët e prekur nga tërmeti, projekti i rindërtimit vetëm në 3D! E sheh në 25 prill Edi Rama. Nuk mund të na marrë zvarrë një i çmendur. Ju nuk keni as kryetar tani. 

Edhe 6 muaj e 4 dite u kanë ngelur, po u ngushtohet laku” tha kryetarja e LSI-së, referuar qeverisë aktuale./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!