Kryemadhi në takimin me banorët e Njësisë 5: Bizneseve u janë dhjetëfishuar taksat

schedule09:29 - 14 Janar, 2021

schedule 09:29 - 14 Janar, 2021

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar ditën e sotme me banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë.

Kryemadhi u shpreh se një nga problemet më të mëdha që qytetarët kishin në këtë njësi ishte mungesa e parkingjeve, e gjendjes së përditshme, trafiku i rënduar dhe zhurmat e betonierëve të pallateve që ndërtohen.

“Ata thoshin që kur dëmtohen themelet e pallateve dhe ne kërkojmë që ata të jenë prezent, ata nuk vijnë, ndërkohë që kur ne lyejmë një mur apo një xham në dritaret tona të thyera, bëhet hataja sikur jemi kriminelët më të mëdhenj.”

Problem tjetër, u shpreh kryemadhi, është çështja e punësimit dhe e largimit të shumë të rinjve dhe të rejave nga vendi.

“Ndërkohë që edhe ata pak të rinj që ne takuam, kanë platforma që në të cilat në shumicën e rasteve nuk funksionojnë, punojnë në call center, edhe pse mund të kenë mbaruar inxhinieri informatike, ekonomi informatike apo lëndë që me të vërtetë janë shumë të rëndësishme.”

FJALA E KRYEMADHIT

“Ne sot në fakt në kuadrin e të gjitha kafeve të mëngjesit që kemi filluar t’i kthejmë në bashkëbisedim, ku jo vetëm evidentojmë problematikat, por edhe takohemi me njëri tjetrin, sepse sa më shumë të takohemi aq më shumë diskutojmë për problematikat. Aq më shumë i japim mendje dhe zgjidhje njëri tjetrit, atë për të cilën kemi edhe më shumë nevojë sot, që të takohemi, të bashkohemi, por edhe për të sensibilizuar në mënyrë të tillë që më 25 prill secili nga ne jo vetëm t’i drejtohet kutisë së votimit, por të bëjë nga një votë për ta çuar në kutinë e votimit, sepse duke votuar sjellim edhe ndryshimin.

Një votë e secilit nga ne, sikur 10 minuta, atë kafen e mëngjesit t’ia kushtojmë një miku për ta bindur që të shkojë drejt kutisë së votimit më 25 prill, do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për ndryshimin për të cilin ka nevojë shoqëria jonë, të rinjtë tanë. Ashtu sikurse është shumë i rëndësishëm edhe hartimi i platformave politike. Ti Titi do të garosh në njësinë 5, kjo është edhe zona jote dhe prej ditësh kanë filluar takimet e tua që në mëngjes herët dhe ndihet prezenca jote kudo.

 Në fakt kur unë pardje erdha nga Shkodra, më është dashur 45 mi8nuta për të ardhur nga Shkodra deri afër Institutit dhe pastaj më është dashur 2 orë e gjysmë nga Instituti për të vajtur në Fresk. Një tmerr i vërtetë, dhe ishte një zinxhir i madh betonieresh. Njerëzit thonë që më shumë harxhojmë karburant për t’u rrotulluar për parkim edhe në trafik, sesa harxhojmë karburant për të shkuar në punë.

Megjithatë një nga problematikat më të mëdha që ne e ndjejmë gjithmonë është edhe çështja e punësimit. Mungesa e vendeve të punës, edhe ata që janë në punë mungesën e një pune të mirëpaguar. Taksat e larta që janë stratosferike, dhe jo vetëm që janë dyfishuar, por kanë kaluar dhe për biznesin e vogël janë dhjetëfishuar. Dje mbasdite takuam banorë tek zona e Ali Demit dhe një biznesmen thoshte që unë paguaja 300 mijë lekë taksë tabele, sot paguaj 6 milion lekë taksë tabele sepse ma kanë bërë  me sipërfaqe, me metër katrorë. Por nuk është vetëm këtu problemi. Problemi është që ti paguan aq vetëm për tabelën, pa llogaritur pastaj të gjitha taksat e tjera.”