Kryemadhi në Pogradec: T’i japim fund rrjedhjes së trurit dhe largimit të të rinjve

schedule09:41 - 13 Shkurt, 2021

schedule 09:41 - 13 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi këtë të shtunë ka qenë në Pogradec ku ka zhvilluar takime me të rinjtë e këtij qyteti.

Në fjalën e saj para të rinjve Kryemadhi është shprehur se angazhimi i tyre në politikë është shumë i rëndësishëm.

Ndër të tjera ajo ka thënë se më 25 prill duhet t’i japim goditjen fatkeqësisë që po i ndodh Shqipërisë, dhe t’i japim fund rrjedhjes së trurit dhe largimit të të rinjve.

 

Fokusi ynë është që më 25 prill ne t’i japim goditjen kësaj fatkeqësie që po i ndodh Shqipërisë. Ndoshta e gjithë klasa politike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë situatë që jemi sot por më mirë vonë sesa kurrë. Të reagojmë bashkërisht, me prindër, me shoqëri, me miq me shokë, me komshinj që më 25 prill ne t’i drejtohemi kutive të votimit. Është e rëndësishme që t’i drejtohemi kutive të votimit në mënyre të tillë që t’i japim fund kësaj rrjedhje të trurit dhe të rinisë shqiptare.

Një nga problemet kryesore që kemi ne sot është largimi i të rinjve. Sot spitalet tona nuk kanë më mjekë dhe infermierë dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë dot qytetarëve por  kthejmë pastaj dhe në abuzues në këtë situatë pandemie. Sot shkollat tona po varfërohen çdo ditë dhe më shumë për shkak të mungesës së mësuesve apo dhe të cilësisë së mësimdhënies. Nga ana tjetër ne kemi një ekonomi e cila nuk ofron mirëqenie dhe një vend pune të garantuar.

Por ne duhet të ndryshojmë këtë sistem dhe vota e të rinjve duhet të jetë një votë e cila nuk është thjesht ndëshkuese ndaj politikes por përveç se duhet të jetë ndëshkuese duhet të jetë dhe vendimmarrëse për të krijuar mentalitetin tek politika shqiptare që fatin e të rinjve nuk e kanë politikanët, nuk e kanë deputetët, nuk e kanë qeveritë. Fatin e të rinjve e kanë vetë të rinjtë. Qeveritë ikin e vijnë, politikanë ikin e vijnë, ndërsa rinia jonë është ajo që është e përhershme këtu”, ka thënë Kryemadhi./abcnews.al