Kryemadhi flet pas dorëheqjes dhe tregon pengun e madh që i mbeti: Si kryetare isha në kafaz, Meta shtetari më i mirë

schedule20:54 - 25 Korrik, 2022

schedule 20:54 - 25 Korrik, 2022

Monika Kryemadhi ka folur për mediet pas përfundimit të Konventës së fundit të mbajtur nga LSI, e cila tashmë do të quhet Partia e Lirisë.

Për gazetarët, Kryemadhi tha se data e sotme është shumë e rëndësishme për demokracinë. Sa i përket rikthimit të Metës në krye të partisë, Kryemadhi theksoi se ai është shtetari më i mirë që ka pasur Shqipëria  dhe një nga politikanët më të përgjegjshëm.

Kryemadhi: Siç ka emrin, ndihemi të lirë, sot shqiptarëve iu mungon liria, liria e votës, e të shprehurit, liria e qytetarëve për tu informuar, për të pasur demokraci. Mendoj se data e sotme është shumë e rëndësishme. Unë e kam thënë gjithmonë që përveçse është shtetari më i mirë që ka Shqipëria, por edhe një nga politikanët më të përgjegjshëm, që nuk bën asnjëherë lëvizje të gabuara.

Sot nuk është rikthyer bashkëshorti i Monika Kryemadhit, rikthimi i Ilir Metës është një shans për opozitarizmin, për të përfshirë dhe për ta hapur Partinë e Lirisë, fjala që kanë më shumë nevojë sot është liria, kërkojnë më shumë ajër për të qenë liri. Unë si Monikë ndihem jashtëzakonisht mirë, më rikthen për të punuar me të rinjtë.

Si kryetare isha në një kafaz, që ishte shumë i bukur nga jashtë, por i vështirë. Pengu im i vetëm ka qenë që nuk e dëgjova Ilir Metën për djegien e mandateve, ishte emocioni që unë doja të merrja vendim e vetme edhe si një grua. Mendoj se sot më shumë se kurrë shoqëria shqiptare është e etur për liri.

Nga ana tjetër, njësoj si Meta, edhe Kryemadhi akuzoi Lulzim Bashën për shitjen e e opozitës, të cilin e cilësoi dhe si ”mollë të kalbur”.

A do të jetë opozita më e fortë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, në krahasim me dyshen Kryemadhi-Basha?  

Kryemadhi: Ohoho, shumë më shumë, molla e kalbur e kalb të gjithë arkën, është një mollë që e kalbi të gjithë opozitarizmin.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!