Kryemadhi e interesuar për amnistinë penale/ Merr pjesë në mbledhjen online të Komisionit të Sigurisë. PS: Të zgjerohet amnistia

schedule15:07 - 23 Janar, 2024

schedule 15:07 - 23 Janar, 2024

Ferdinand Xhaferri habiti jo pak kur u shfaq online në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku mazhoranca po diskutonte amnistinë penale.

Bashkimi i tij dhe i Monika Kryemadhi në këtë mbledhje ku flitej për burgjet, ishte një detaj i rëndësishëm për PS-në e cila kërkon aleatë për të krijuar 84 vota.

Dhe Xhaferraj sqaroi se pse po merrte pjesë në atë mbledhje, bile edhe sesi do ti jepte voten ligjit.

ajo që nuk tha deputeti që është ndarë nga Basha për të ndenjur me Bardhi, ishte përmbajtja e këtij amendamenti.

Dokumenti i siguruar nga ABC Neës, synon zgjerimin e kategorisë që përfshihen nga amnistia.

“Pushohen të gjitha çështjet penale të pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat e apelit, për veprat penale të kryera deri në datë 30.06.2023 për të cilat gjykatat e shkallëve të para kanë dhënë dënim me burgim deri në 2 vjet, ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë”.

Ndersa deputeti nuk tha sesa vete perfitojne nga kjo kategori, e sigurt qe eshte qe kolegu i tij demokrat Ervin Salianji është një nga ata që plotëson këto kushte. Salianji rezulton i dënuar në vitin 2019 për kallëzim të rremë me 1 vit burg për cështjen e njohur si “Babale”, nderkohe qe procesi vazhdon ne shkallet e apelit.

Ai është dënuar nga Gjykata Penale dhe jo nga SPAK, cka e ben te perfitoje menjehere nga amendamenti i propozuar nga xhaferri.

Varianti i amnistisë i sjellë nga qeveria, nuk lejon faljen e atyre personave që nuk janë dënuar me formë të prerë.

Nëse mazhoranca do ta pranonte këtë amendament, në këmbim të votave për lirimin e 600 të burgosurve të tjerë, Salianji do të shpëtonte kështu veten nga djegia e mandatit dhe do të kishte të drejtë të rikandidonte në vitin 2025. Por qe mazhoranca te pranoje nje nen te amnistise qe liron salianjin, duhet te beje llogarite mire, pasi keshtu do te humbiste voten e fatmir xhafajt. Deputeti socialist, vellai i personit qe vuajti me shume sajesen e e babales, nuk eshte ne ujera te shkelqyera me salianjin, por deri diku as me kryeministrin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!