Kryemadhi: Arben Malaj u zëvendësua me një kasnec të Ramës

schedule12:10 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 12:10 - 16 Dhjetor, 2019

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat pas përfundimit të tryezës me gazetarët për paketën anti-shpifje theksoi se Rama gjithçka e bën për të mbuluar fatkeqësinë e tërmetit, por jo vetëm.

Kryemadhi shtoi se Rama po përpiqet ti mbyllë gojën medias. Ndërkohë dha edhe mesazhin e saj lidhur me pezullimin e Arben Malajt nga Këshilli i BSH, ku theksoi se u zëvendësua me një ‘kasnec të Ramës’, duke iu referuar Ridvan Bodes.

Për të mbuluar në mënyrë të vazhdueshme fatkeqësinë e tërmetit, për të mbyllur gojën e medias dhe tjetra për të qendruar sa më larg krizës politike. Janë largim ndaj kushteve të Bundestagut, largim nga problemet që ka sot Shqipëria. Mënyra se si Rama kërkon të largojë shqipërinë nga BE. Ka një axhendë politike anti Be dhe anti shqiptare. Do të vazhdjmë konsultimet tona brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo që është shumë e rmdësishem edhe me këtë gjë të largimi i Malajt dhe zëvendëim i i tij me një kasnec të Ramës nuk është gjë tjetër veç mbulimi i gropës ekonomike të Ramës”, tha Kryemadhi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!