Kjo është moto sensibilizuese që Spitali Hygeia ka përzgjedhur këtë Tetor për të ndërgjegjësuar të gjitha gratë që të kryejnë ekzaminimin e përvitshëm të gjirit, sepse “Ekzaminimi i hershëm Shpëton jetë”.
Kanceri i Gjirit vazhdon të jetë një plagë për shoqërinë e sotme dhe siç raportojnë edhe Organizatat Ndërkombëtare kjo patologji zë vendin e parë për nga vdekshmëria te gratë dhe të dytin ndër tipet e kancerit që prekin po gratë. Ҫ’ka e bën më të trishtë këtë panorama është fakti që vihet re një tendëncë në rritje e rasteve të reja ku rezulton se vetëm në vitin 2018 u diagnostikuan rreth 2 milion raste të reja dhe shkalla e vdekshmërisë vlerësohet të arrijë në 31% të këtyre rasteve.
Prandaj edhe muaji Tetor në të gjithë botën i dedikohet pikërisht ndërgjegjësimit të grave që të kryejnë kontrollin e gjirit por duke mos u limituar vetëm gjatë muajit Tetor, port ë tregojnë kujdes në çdo ditë të vitit, sepse diagnostikimi në fazat e hershme të sëmundjes rrit shanset e trajtimit të suksesshëm.
Prandaj edhe mjekët specialistë në këtë ditë vënë theksin te rëndësia që ka ekzaminimi rutinë, të paktë 1 herë në vit Ii gjirit, por, po aq e rëndësishme është edhe njohja në kohë simptomave të kësaj patologjie dhe të cilat duhet të na drejtojnë me urgjencë te mjeku, si:
– Ekzistenca e një kokrre apo gjendre në gji apo poshtë krahut
– Ndryshime në madhësinë apo formën e gjirit
– Irritim (skuqje, mahisje) e lëkurës e lokalizuar apo e përhapur
– Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre
– Rrudhosje apo gropëzim e lëkurës së gjirit
– Gjithçka tjetër që ju duket anormale
Si të minimizoni rrezikun e prekjes nga Kanceri I gjirit?
– Marrja në mënyrë të rregullt me aktivitet fizik dhe mbajtja e një peshë trupore brenda normave
– Të bëhesh nënë përpara moshës 30 vjeç
– Ushqyerja me gji e fëmijës për të paktën 12 muaj
– JO Duhanit
Si çdo vit, edhe këtë Tetor, Spitali Hygeia nëpërmjet Qendrës së Gjirit Hygeia, Qendër kjo e
dedikuar 24 orë/24 diagnostikimit dhe trajtmit multidisiplinar të të gjithë patologjive të gjirit, me fokus
të veçantë sidomos për Kancerin e gjirit, duke vënë në dispozicion specialistët më të mirë të fushës
(mjek Onkologw, Radiologw, Kirurgw, Radioterapeut, Mjekw laboratori ), do të ofrojnë deri më 31
Tetor një paketë ekzaminimesh ofertë:
Eko gjiri 1,500 lekë
Mamografi 1,500 lekë
#KryejMamografinë, ParandaloKancerineGjirit
#EkzaminimiHershëmShpëtonJetë
Spitali Hygeia
/abcnews.al