Kryegjyqtarja e Durrësit lë detyrën për një sfidë të re në sektorin privat

schedule09:56 - 24 Tetor, 2019

schedule 09:56 - 24 Tetor, 2019

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë Gjyqësorë. Duket se ka qenë sektori privat që e ka joshur Qeleshin ku edhe pritet ta vijojë karrierën e saj.

KLGJ pranoi kërkesën e magjistrates, e cila prej disa vitesh drejton Gjykatën e Durrësit.

Burime të ABC News, pohojnë se, gjyqtarja e Durrësit ka zgjedhur një tjetër sfidë siç është ai i sektorit privat.

“Pavarësisht pasionit tim për profesionin e gjyqtarit, duke qenë se më është ofruar një mundësi profesionale me preferencën dhe ekspertizën time në fushën e Shoqërive Tregtare, kam vendosur të ndjek një stad të ri në karrierën time, duke iu përkushtuar sektorit privat.

Mundësia që më është ofruar në këtë sektor në pozicionin e Drejtores Juridike pranë Spitalit Amerikan, paraqitet si sfidë e re profesionale për mua”, shkruan ajo tek letra e dorëheqjes, e siguruar nga Abc News.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!