Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock të premten e 11 marsit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi. Mediat bëjnë me dije se pas Serbisë kryediplomatja gjermane do të vizitojë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.
Vizita e Baerbock në rajon ishte paralajmëruar gjatë fundit të muajit shkurt. Sipas mediave bëhet me dije se tema kryesore e diskutimit të vizitës së saj me zyrtarët e lartë të Serbisë dhe Kosovës do të jetë ecuria e deri tanishme e dialogut.
Gjithashtu Gjermania do të jetë e interesuar të dëgjojë një shpjegim për qëndrimin e Serbisë për Ukrainën, por do të diskutojë edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe nëse kushtet për pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm politikë në zgjedhje janë në përputhje me standardet e mbrojtura nga Bashkimi Evropian./abcnews.al