Kryediplomati i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, i ftuar në “Abc e Mëngjesit” ka folur rreth konfliktit që prej më shumë se 10 ditësh po merr jetë njerëzish në Rripin e Gazës dhe qytetet izraelite.
Ambasadori është pyetur lidhur me qëndrimet që po mbajnë vendet arabe në këtë konflikt, ndërsa është shprehur se ata mbështesin Palestinën. Veçanërisht këtë e bën sipas tij, Irani, duke shtuar se pikërisht shteti islamik po furnizon me raketa Hamasin.
Ndërkohë për sa i përket viktimave civile që në shumë raste kanë qenë edhe fëmijë e gra, ambasadori është shprehur se kjo nuk është e qëllimshme por sipas tij në luftë edhe ndodh që të ketë të vrarë civil.
Si është qëndrimi i botës Arabe. Dhe veçanërisht Irani?
“Kjo varet. Irani po mbështet Hamasin prej vitesh. Shumë prej Raketave janë furnizuar nga Irani. Nuk e bën vetëm në Gaza por edh enë Liban Me Jemenin me Sirinë. Me disa grupe ushtarake në Irak po ashtu. Është me të njëjtin qëllim të shkatërrojë Izraelin”
Po arabët në tërësi?
“Shumica janë me Palestinën, por disa e kuptojnë se nuk mund të mbahen peng i Palestinës.”
Luftë fetare apo natyre tjetër?
“Nuk është një luftë fetare. Madje nuk është luftë kundër Palestinezëve se nuk kemi asgjë me ta. Nuk duam ti sulmojmë ata. Sigurisht që nuk jemi në paqe po nuk duam ti sulmojmë. Ne kemi një luftë kundër Hamas dhe jo palestinezëve. Në pjesën tjetër palestinezët vazhdojnë jetën e tyre”
Janë parë shqiptare pro Palestinës në protesta. Kjo është në shijet e besimit çfarë i thoni sot një shqiptari mysliman kur ata e shohin se ka shumë të vrarë dhe fëmijë?
“Është e thjeshtë. Ne jemi duke u sulmuar dhe duhet të përgjigjemi. Jemi të kujdesshëm të mos shkaktojmë dëme fëmijëve dhe civilëve. Por ndonjëherë në luftë vriten dhe plagosen. Por nuk është e qëllimshme thjeshtë ndodhin në një luftë. Ne duam ti njoftojmë njerëzit të largohen nga zona. Nuk kemi asgjë kundër civilëve dhe myslimanëve.”
Morën në telefon një administrator pallati dhe i thatë që do e godasim dhe largoni qytetarët?
“E kemi bërë. E kemi bërë nëpërmjet telefonatave apo me fletushka apo duke parë atje para se ti godasim godinat. Japim një orë kohë. Sepse duam të largohen nga vendi që të mos plagosen njerëzit.”
Një pjesë e Gazës jetojnë nën tok. Edhe Hamasi ka aty bazat?
“Kur flisni për nëntokë janë ato të Hamasit. Ata operojnë nëntokë. Ne shkatërrojmë mundësit e tyre për të na sulmuar. Të kemi një jetë të zakonshme. Është e rëndësishme që kur luftoni terrorizmin të jenë nëntokë gjatë të gjithë kohës.” /abcnews.al/