Kryedemokrati Basha thirrje ambasadorëve: Ndaloni presionin ndaj drejtësisë

schedule11:00 - 23 Tetor, 2017

schedule 11:00 - 23 Tetor, 2017

Kreu i Partisë Demokratike ka komentuar në faqen e tij në Facebook deklaratat e Kryeministrit Rama gjatë mbledhjes me grupin parlamentar socialist. Ai e quan një fushatë kërcënimesh dhe sulmesh atë që Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri ndërmarrin prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë. Basha i bëri thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe partnerëve të tjerë perëndimorë që ndihmuan në hartimin e reformës në drejtësi që presionin ta kthejnë për nga kryeministri Rama, në mënyrë që ky të ndërpresë këtë fushatë që ka për qëllim vetëm gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshmërisë së politikanëve. “Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar – shkruan Lulzim Basha – duke mos u mbrojtur nga imuniteti parlamentar dhe mbrojtja politike e shumicës në pushtet,”- përfundon ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!