Ndërsa gjatë kohëve të fundit, fokusi i forcave ruse ka qenë rajoni i Donbasit në lindje të Ukrainës, kryebashkiaku i Kievit paralajmëron se Rusia nuk ka hequr dorë nga pushtimi i Kievit, shkruan skynews.
Vitali Klitschko tha se Moska ende shpreson të marrë kontrollin e kryeqytetit ukrainas. Duke folur para diplomatëve në Davos, ai tha se nuk është sekret se përparësia e Rusisë është të marrë nën kontroll të gjithë vendin.
“Të gjithë e kuptojnë, nuk është një operacion special, është gjenocidi i popullit ukrainas,” tha Klitschko.
Klitschko ka qenë një figurë e profilit të lartë në mbrojtjen e Ukrainës, së bashku me vëllain e tij Vladimir Klitschko. Ndërkoha ka ana tjetër, Moska i ka mohuar vazhdimisht akuzat për gjenocid dhe krime lufte.
Mijëra forca ruse u tërhoqën nga Kievi në prill, pasi nuk arritën të pushtonin qytetin përballë rezistencës së ashpër.
/abcnews.al

