Kryebashkiaku Kajmaku i përgjigjet PD: Do jem në detyrë, ta thonë autoritetet fjalën

schedule17:00 - 26 Gusht, 2019

schedule 17:00 - 26 Gusht, 2019

Pas akuzës së Partisë Demokratike ka reaguar kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku. Në një status në rrjetet sociale  kryebashkiaku socialist ka sqaruar se i qëndron deklaratës që ka bërë më herët, duke përsëritur se emrin e ka ndryshuar si shumë shqiptarë të tjerë që t’i jepej mundësia për të punuar e jetuar në Greqi.

Kryebashkiaku Kajmaku deklaron se nuk është marrë kurrë me trafiqe e krime, por ka punuar për të nxjerre bukën e gojës në emigracion. Ai i siguron qytetarët e Vorës se do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës. “I takon autoriteteve përkatëse të thonë fjalën e fundit” – shkruan kryebashkiaku Agim Kajmaku në rrjetet sociale. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!