Kryebashkiaku italian ndalon lojën me top në shesh: Prishin dekorin

schedule15:39 - 11 Nëntor, 2021

schedule 15:39 - 11 Nëntor, 2021

Fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të luajnë në sheshin e mbuluar të qendrës së vogël të qytezës. Ata që nuk i binden vendimit do të gjobiten nga 25 deri në 500 euro

Loja me top në shesh apo xhirot me biçikletë, dëmtojnë dekorin e qytetit dhe për më tepër zhurmat shqetësojnë banorët. Me këtë arsyetim kryebashkiaku i qytetit italian të Balegrës ka ndaluar lojën me top dhe biçikletat në sheshin qendror.

Fëmijët nuk mund të luajnë me top në shesh sepse shqetësojnë personat e tjerë dhe dëmtojnë dekorin publik. Është ky vendimi i kryebashkiakut të Belegras në Itali, një qytezë në provincën e Romës, i cili ka bllokuar gjithashtu dhe qarkullimin e biçikletave. Fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të luajnë në sheshin e mbuluar të qendrës së vogël të qytezës. Ata që nuk i binden vendimit do të gjobiten nga 25 deri në 500 euro.

Kryebashkiaku këmbëngul në vendimin e tij duke thënë se hapësira është e të gjithëve, por loja me top dhe biçikletat e dëmtojnë. Kryebashkiaku Flavio Cera sqaroi se sheshi është mbuluar pikërisht për të qenë i përdorshëm gjatë 12 muajve të vitit.

Shumë qytetarë e kanë mirëpritur këtë vendim por nuk kanë munguar kritikat në rrjetet sociale. Disa banorë e cilësojnë absurd dhe qesharak vendimin për t’i hequr të drejtën e lojës fëmijëve. Aq më tepër në një vend publik. Ka dhe nga ata që shprehen se gjatë pandemisë, zhurma e fëmijëve që luajnë ishte ajo që mungonte më shumë, e tashmë që çdo gjë është hapur, një vendim absurd e ndalon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!