Kryebashkiaku i New York uron Pavarësinë: Gëzuar shqiptarë!

schedule12:47 - 28 Nëntor, 2023

schedule 12:47 - 28 Nëntor, 2023

Kryetari i Bashkisë së New York, Eric Adams, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit.

“Nga Shqipëria e Vogël në Bronks në Brooklyn në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë gjallë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë shqiptarë!”, theksoi Adams në urimin e tij.

Me një urim të thjeshtë, “Gëzuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë”, ai e mbyll postimin e tij, ku ka ndarë edhe disa foto e video.

Sot shënohen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.

/abcnews.al