Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadim Boychenko njoftoi se korridoret e evakuimit midis Mariupol dhe Zaporizhzhia do të hapeshin nga ora 14:00 me orën lokale, shkruan BBC.
Boychenko tha se banorët do të mund të evakuoheshin me autobusë nga rruga Taganrogskaya e qytetit dhe gjithashtu do të ndalojnë pranë fabrikës së çelikut Azovstal ku janë strehuar ushtarët ukrainas dhe bulevardit Shevchenko.
“Gjatë këtyre ditëve të gjata dhe tepër të vështira, ju mbijetuat në kushte çnjerëzore. Ju ishit në një vakum informacioni.” tha Boychenko.
Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se plani i evakuimit do të përfshinte një korridor humanitar për gratë, fëmijët dhe të moshuarit.
/abcnews.al