Kryebashkiaku i Hasit Liman Morina mohon akuzat e PD: Nuk jam përfshirë në shit-blerje votash

schedule11:34 - 29 Janar, 2020

schedule 11:34 - 29 Janar, 2020

Kryebashkiaku i Hasit Liman Morina reagoi pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi, sipas të cilit, Morina është përfshirë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Në një prononcim për mediat, Morina ka mohuar akuzën e ngritur nga selia blu duke e cilësuar të pavërtetë dhe shpifjen e radhës. Në 2017 Gjykata e Kukësit pushoi çështjen ndaj Morinës për mungesë të provave pas akuzës dhe padisë që bëri PD e Hasit./abcnews.al