Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit kërkesë për strehimin e emigrantëve/ Minxhozi: Po bëhet për vëmendje, e parealizueshme

schedule17:37 - 15 Nëntor, 2023

schedule 17:37 - 15 Nëntor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kërkesa e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Hil Curri për strehimin në këtë qytet të emigrantëve të cilët do të vijnë nga Italia, është e parealizueshme.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se oferta e Currit është e mirë në planin humanitar, por nuk e përjashtoi që bëhet edhe për vëmendje.

“Po e dëgjoja bashkë me ju kryebashkiakun dhe po mendoja sa lëvizje e zgjuar propagandistike në rrafshin e asaj që sot quhet PR, ose marrëdhënie me publikun, është diçka e tillë e cila natyrisht, edhe nga autori i ofertës, është ditur që në krye të herës që ka zero shanse për t’u zbatuar, por në fund të fundit përmban jo vetëm dëshirën për të bërë një gjest që për një moment ka për mediat dhe titujt e Tiranës, por e dyta, është një lëvizje që synon natyrshëm një administrator i një njësie territoriale të zbrazur nga njerëzit, ofrohet për të pasur një prezencë në territorin e bashkisë së tij, jo vetëm personel, prani, shumë lëvizje njëherësh dhe një mikro klimë biznesi më të gjallëruar.

Përveçse një zgjedhje në aspektin humanitar, le të themi që është një paketim i bukur që kryebashkiaku  i bën ofertës. Nuk e përjashtoj që të ketë një sensibilitet dhe një qasje ndryshe nga ai racizëm i kamulfuar që një pjesë e publikut shqiptar, e ka demoistar dhe nuk dua ta paragjykoj zotin Curri që e ka ofertën, as hipokrte, as të shtirur. Është një ofertë që në planin humanitar nuk ka të sharë, por është një ofertë e parealizueshme”, theksoi ai./abcnews.al