Kryebashkiaku i Bucha përshkruan masakrën ruse: Vranë 320 civilë paqësorë, qëlluan pa mëshirë gruan shtatzënë

schedule16:36 - 6 Prill, 2022

schedule 16:36 - 6 Prill, 2022

Kryetari i Bashkisë në Bucha, Anatoliy Fedoruk tha se ushtarët rusë kanë vrarë 320 civilë.

Në një intervistë për BBC ai thotë se është dëshmitar i vrasjeve të civilëve ukrainas nga forcat ruse.

“Aktualisht ne dimë se ka pasur 320 civilë paqësorë të vrarë nga pushtuesit rusë dhe kjo shifër po bëhet më e madhe“, tha kryetari i bashkisë në Bucha, i cili gjatë pushtimit rus atje qëndronte i fshehur për t’i shpëtuar ushtrisë ruse.

Ai tha se ka qenë dëshmitar kur rusët qëlluan me armë mbi civilët që po tentonin të largoheshin nga qyteti.

“Ishte një grua shtatzënë. Burri i saj po bërtiste duke kërkuar që të mos e qëllonin, por ata thjesht e qëlluan brutalisht”, tha kryebashkiaku për BBC./abcnews.al/