Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarizohet si “Qytetar Nderi” nga Komuna e Bujanocit

schedule18:26 - 23 Prill, 2024

schedule 18:26 - 23 Prill, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zyrtarizuar si “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Bujanocit. Me 24 vota pro, këshilltarët kanë dhënë pëlqimin për nderimin e kryebashkiakut Veliaj në shenjë falënderimi për mbështetjen në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të shqiptarëve në këtë zonë.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj është shpallur “Qytetar Nderi” edhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës. Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës. Në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!