Kryebashkiakët e PS me të shkuar kriminale, Hajdari: E vetmja zgjidhje ndryshimi i sistemit zgjedhor

schedule14:49 - 1 Nëntor, 2019

schedule 14:49 - 1 Nëntor, 2019

Kryetarja e grupit parlamentar opozitar Rudina Hajdari ka reaguar për kryebashkiakë socialistë me të shkuar kriminale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shprehet se ky sistem zgjedhor është i kalbur, prandaj e vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe futja e një mentaliteti më të shëndoshë.

Sipas saj nuk mundet që kryetarët e partisë të zgjedhin kë të duan dhe të kenë në dorën fatet e çdo njërit duke mbytur fjalën e lirë e demokracinë brenda partive të tyre.

Postimi i plotë:

Rasti i dytë brenda pak muajve nga Partia Socialiste që na tregon se sa i kalbur është sistemi ynë zgjedhor, ku njerëz me të kaluar kriminale vendosen nga kryetarët e partive si kandidatë për zgjedhje dhe cënojnë proceset integruese dhe demokracinë në vend. Patjetër që jo vetëm duhen marrë masa të rrepta si për individët, por dhe për partitë pasi duhet të mbajnë ata përgjegjësi, mbi të gjitha.

E vetmja zgjidhje është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe futja e një mentaliteti më të shëndoshë. Nuk mundet që kryetarët e partisë të zgjedhin kë të duan dhe të kenë në dorën fatet e çdo njërit duke mbytur fjalën e lirë e demokracinë brenda partive të tyre, por dhe të tallen sa vjen e më shumë me fatin e vendit. /abcnews.al