Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Krujë/ U kap me doza kokainë, arrestohet 26-vjeçari

schedule11:33 - 20 Shkurt, 2025

schedule 11:33 - 20 Shkurt, 2025

U kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në doza, arrestohet 26-vjeçari, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.

Një 26-vjeçar është arrestuar  nga policia pasi u kap në flagrancë me kokainë. I riu gjithashtu rezultonte me precedent të mëparshëm kriminale.

Nga operacioni i zhvilluar, policia sekuestroi 23.5 gramë kokainë që u gjetën në automjetin e 26-vjeçarit dhe steka me cigare pa pullë fiskale që u gjetën në banesën e tij.



“Në Rinas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues 26-vjeçarin, në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 9 steka me paketa me cigare, pa pullë fiskale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!