Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kruja “dhunon” Skënderbeun/ Rikthehet dhuna në futboll. Lojtarët e Ilirisë godasin korçarët

schedule15:16 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 15:16 - 3 Dhjetor, 2025

Një sfidë tjetër futbolli në Shqipëri nuk mund të shkojë deri në fund. Ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut, në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujë, nuk mundi as që të fillonte, pasi korçarët pretenduan se u dhunuan, dhe Federata Shqiptare e Futbollit vendosi përfundimisht që dueli i Kategorisë së Parë të  mos luhet.

Fillimisht, klubi ish-kampion i Shqipërisë doli me deklaratë zyrtare në faqen e tij në Fejsbuk, duke akuzuar u dhunuan lojtarët dhe trajneri Ernest Gjoka nga stafi dhe nga futbollistët e Egnatias.

Po ashtu, përfundimi I Skënderbeut ishte që në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Federata Shqiptare e Futbollit, e informuar për atë që ndodhi në stadium nuk vonoi shumë për të dhënë vendimin e saj.

Institucioni njofton se ka informacione paraprake se ka pasur incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria në momentin që Skënderbeu mbërriti në stadium.

Ndeshja e Kategorisë së Parë pritet tani të shqyrtohet nga komisionet e disiplinës dhe të apelit në Federatë, dhe për të të merret një vendim, I cili do të varet nga provat dhe nga raportet e të deleguarit dhe të gjyqtarëve.

Skënderbeu kryeson Kategorinë e Parë me diferencë nga ndjekësit dhe pritet të ngjitet në Superligë sezonin e ardhshëm, ndërsa skuadra nga Fushë Kruja është në vendin e pestë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!