Toni Kroos nuk është tipi që kërkon të mbyllë karrierën në SHBA apo Kinë për të siguruar një kontratë të fundit të pasur, por ashtu si Lahm para pak vitesh, edhe ish-ylli i Gjermanisë kërkon të tërhiqet dhe të mbahet mend si kampion.
Në një intervistë për Bild në Gjermani ai shprehet se viti 2023 mund të jetë i duhuri për t’u tërhequr nga futbolli, megjithëse nuk është i sigurt. Kroos është i sigurt për diçka: Këpucët në gozhdë i var si madrilen.
“Mendoj se viti 2023 do të ishte i duhuri për tërheqjen time nga futbolli. Do të jem 33 vjeç. Më pas mund të vendos nëse do rinovoj për një apo dy vite, janë një mundësi. Por sigurisht që do tërhiqem me fanellën e Real Madrid, e sigurt 100%”, u shpreh Kroos. /abcnews.al