Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, e ka pranuar se ai nuk do të luajë dhe për shumë vite. Gjermani mbushi 30-vjeç në janar dhe në karrierën e tij ka fituar çdo titull të mundshëm, përfshirë këtu dhe Kupën e Botës me kombëtaren gjermane në vitin 2014.
“Unë jam 30-vjeç dhe kjo është një moshë e mirë për të menduar se çfarë unë kërkoj në të ardhmen. Karriera ime nuk do të zgjasë shumë. Jam i sigurt që nuk do të luaj mbasi të mbush 38 vjeç.
Emocioni që të jep fitimi i titujve është i papërshkrueshëm, kjo është dhe arsyeja se pse unë luaj akoma. Të fitoje Championsin tre herë radhazi ishte çmenduri,” deklaron mesfushori gjerman.
“Këtu jam shumë i lumtur. Kam mbi pesë vite në Madrid dhe familja është ambientuar këtu. Fëmijët e mi shkojnë në shkollë këtu dhe gjithashtu ato janë të lumtur. Besoj se edhe kur të vijë momenti për të varur këpucët në gozhdë, unë dhe familja ime do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, zbulon Toni Kross për “Sportschau Club”. /abcnews.al