Coronavirusi ka mbëthyer tashmë mbarë globin dhe Spanja është një nga shtetet që ka marë masat më të ashpra për të parandaluar përhapjen e virusit. Edhe futbolli tashmë është pezulluar, ku disa ekipe janë dhe në karantinë. Real Madrid ka disa ditë që ka njoftuar se stafi dhe lojtarët janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre.
Mesfushori madrilen, Toni Kroos, në një intervistë për programin gjerman “Late Night Berlin”, ku ka traguar se si aid he familja e tij po i kalojnë këto momente të vështira.
“Fatmirësisht të gjithë jemi mirë. Asnjë nga familjarët e mi nuk ka shqetësime apo shenja të virusit. Nuk jam aspak i mërzitur, sepse të qëndrosh në shtëpi me familjarët e tu është shumë bukur. Janë tre fëmijët e mi që po ma bëjnë më të bukur këtë izolim”, tregon mesfushori.
“Luajmë lojëra të ndryshme, madje kam provuar dhe disa modele të ndryshme flokësh, por jo për mua, për gruan time. Dhe diçka tjetër, nuk jam aspak i shqetësuar sepse kam shumë pako me letra tualeti”.
“Euro 2020? Parësore tani është që të kalojmë këtë situatë dhe jetët tona të kthehen në normalitet. Jam i sigurtë që UEFA do të marë vendimin e duhur”, mbyll Kroos. /abcnews.al