Toni Kroos është një nga lojtarët më aktivë në medie gjatë kohëve të fundit. Ai ka dhënë disa deklarata të forta, por kjo e fundit me siguri qëndron në majë. Mesfushori kujton kritikat e tij ndaj Mesut Ozil për largimin nga kombëtarja.
Mesfushori i Fenerbahce në atë kohë kishte kritika të ashpra për mënyrën sesi sillen me të dhe faktin se ende nuk e kanë pranuar si pjesë të popullit gjerman, edhe pse kishte korrur shumë triumfe si pjesë e tyre.
Deklaratën e tij në atë kohë e kundërshtoi Kroos dhe pas kësaj mesfushori i Real Madrid mori kritika të ashpra nga njerëzit, duke e quajtur edhe nazist. Kroos i kujton ato deklarata tani.
“Pas Botërorit 2018, unë thashë se nuk më pëlqente mënyra se si Mesut Ozil deklaroi se koha e tij me ekipin kombëtar kishte mbaruar. Në atë kohë, unë isha një nazist total për shumë njerëz. Bjond, sy blu, gjithçka përshtatej në perceptimin e disa. Por unë arrita ta kaloj këtë situatë”, u shpreh Kroos. /abcnews.al