Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vendime në favor të piromanëve”, Rama shigjeton gjyqtarët: Do t’i vemë para përgjegjësisë

schedule11:25 - 27 Gusht, 2025

schedule 11:25 - 27 Gusht, 2025

Në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve, kryeministri Edi Rama solli dëshmi nga ekipet e shpëtimit që u angazhuan në evakuimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve.

Rama u shpreh se flakët u vendosën nga duart e mendjeve kriminale, ndërsa theksoi se fatkeqësisht jo rrallë u mbështetën edhe nga gjyqtarë të vendit.

“Jemi në ditë tejet të nxehta për të aksesuar nga toka Borshin, Himarën, Vergon dhe Kalasen. Nuk behet fjalë. Situata e flakëve ka dalë jashtë kontrollit, zjarret i kanosen thuajse në mënyrë të dëshpëruar qendrave të banuara.

Helikopterët “Black Hawk” furnizohen me ujë në liqene plotësisht maskuar plotësisht nga tymi. Mbi fshatin Kalasë tymi shndërrohej në një vorbull tornado që kërcënon të mpijë deri në paralizë vet sistemin e fluturimet, as zogjtë nuk dilnin dot nga ai kazan zjarrti dhe fluturonin bashke me helikopterët, një pasojë që për mjetet fluturuese mund të ishin dhe fatale.

Në Delvinë flakët që zbrisnin duke kërcënuar lagjet e vjetra dukeshin si regjimente demonësh që asgjë nuk dukej se do i zmbrapste pa i lënë të përpinin gjithçka përfshirë dhe njerëzit.

Ndërkohë që forcat e ushtrisë dhe ato zjarrfikëse ndërmerrnin çdo iniciative të mundshme dhe të imagjinueshme duke rrezikuar jetën me një përkushtim të mahnitshëm për të shpëtuar qytetin.

Një oficer policie e sfidoi drejtpërdrejtë vdekjen për të shpëtuar jo jetën e tij, por jetën e të tjerëve.

“Na thanë zjarrfikëset që banoret nuk pranojnë të evakuohen, mes tyre ishte dhe një fëmijë 10 vjeç. Morëm në krah dhe një grua të moshuar, pastaj një çift të moshuarish që nuk pranonin. Gjeta një kovë të vogël me ujë, laga bluzën, thashë mos asfiksohem, u çoj lokacionin kolegeve, telefonat mu bllokuan nga nxehtësia, u ula, mendova, ishte moment tejet i vështirë. Mendova fëmijët, familjen, kam vrapuar 100 metra për të gjetur zjarrfikësen ku e lashë dhe nuk e gjeta. Kishte shumë tym dhe blozë dhe kam rënë pa ndjenja.

Me dhjetëra kilometra më larg, shumë më në veri në fshatin Plan i Bardhë në Mat mes një situate ku i madh e i vogël ka humbur toruan dhe shpesh nga pikërisht paniku më shumë se nga vet flakët rrezikohet deri dhe jeta e të tjerëve zjarrfikës të një trimërie të admirueshme evakuojnë, shpëtojnë jetë të tëra pa carë kokën për tymin, për intoksikimin, etjen, rraskapitjen”.

Dhe të gjitha këto fjalë që dëgjuat natyrisht nuk janë fjalët e mia, ato janë fjalë të dala mes zjarreve, por prapëseprapë përjetimi i veçantë që ndihet në to është i pakrahasueshëm me çfarë kanë jetuar në përditshmëri mijëra burra dhe gra në uniforme, një përfaqësi e spikatur e së cilës dhe e cilëve jeni ju këtu.

Janë fjalë të shqiptuara dhe jetë të jetuara në vijën e zjarrit. Mes tyre ka dhe jetë të dyta, si jeta e komisarit Agim Troci, i cili u dergj  i plagosur për ditë të tëra në shtrat, por pa keqardhje për veprimin heroik që mund ta kishte ndarë përgjithmonë nga familja dhe nga fëmijët.

Jetë sfiduese mes flakëve si ajo e kolonel Gëzim Markut, komandat i regjimentit të Këmbësorisë së jugut. Zjarrfikësit kombëtar siç njihen ndryshe i cili i priu trupave me forcën e një shembulli të rrallë. Janë jetë të hedhura mes zjarreve si ajo e një zjarrfikësi shembullor nga Bulqiza, Klodian Fishta apo e komandantit të spikatur të bazës së helikopterëve të Farkës, Ervin Buzit.

Jam i bindur që kur e kanë marrë detyrën as nënkolonel Ervin Buzi dhe as kolegu i tij Klajdi Tushe, nuk e kanë menduar se megjithëse  kanë ditur që do kishin orë fluturimi shtesë në atë detyrë, prapëseprapë përfytyrimi se ato orë shtesë mund të ishin si orët shtesë mbi ajrin e zi përvlëues të zjarreve të verës ku ne emër dhe për hir të jetës së të tjerëve dhe të pasurive natyrore të Republikës do duhet të rrezikonin jetën e tyre duke sfiduar dhe kufijtë e rezistencës fizike të trupit që është një rrezik më vete për pilotin, t’iu kenë shkuar në mend.

Kronika e zjarreve të kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë, aq më tepër që ende s’ka përfunduar së shuari dhe rreth 10 mijë forca mbeten të gatshme kundër përbindëshit të flakëve që rritet çdo vit fatkeqësisht duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut sidomos me temperaturat në kapërcime të vazhdueshme historike, por që mbijnë nga duart e mendjeve kriminale të cilat fatkeqësisht gjejnë një radhë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi.” u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!