Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kroçera luksoze ankorohet në Durrës/ 728 turistë nga gjithë bota vizitojnë Shqipërinë

schedule15:43 - 10 Tetor, 2025

schedule 15:43 - 10 Tetor, 2025

Në orët e para të mëngjesit, në kalatën 5 të Portit të Durrësit është ankoruar për herë të parë kroçiera luksoze “Seven Seas Grandeur”.

Ndalesa e saj shënon mbylljen e sezonit të kroçierave për vitin kalendarik 2025, duke përmbyllur një vit të suksesshëm për turizmin detar në vend.

Anija turistike mban në bord 728 vizitorë nga vende të ndryshme të botës, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga Kanadaja, Britania, Australia, Brazili dhe Japonia.

Ky fluks pasagjerësh konfirmon se Durrësi po forcon pozitat si një prej destinacioneve më tërheqëse të itinerareve mesdhetare për kroçierat ndërkombëtare.

Pavarësisht stinës, mbërritja e kroçierave në muajin tetor tregon se turizmi në Durrës nuk mbyllet me verën, por po kthehet në një trend të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, duke promovuar Shqipërinë si një destinacion gjithëvjetor për vizitorët e huaj.

Pas ndalesës në Durrës, “Seven Seas Grandeur” do të vijojë itinerarin e saj drejt Kotorrit, në Malin e Zi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!