Kroacia: Non grata prorusëve malazezë/ Shpalli të padëshirueshëm kreun e Kuvendit dhe ministrat e rinj

schedule10:36 - 25 Korrik, 2024

schedule 10:36 - 25 Korrik, 2024

Kroacia ka shpallur të padëshirueshëm dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Aleksa Beçiç, kryetarin e Parlamentit Andirja Mandiç dhe deputetin e kuvendit malazez, Milan Knezheviç.

Ministria e Punëve të Jashtme në Kroaci, ka njoftuar Malin e Zi përmes një note drejtuar ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se këta persona janë shpallur të padëshirueshëm për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Kroacinë dhe abuzimit të vazhdueshëm për qëllime të brendshme politike.

 “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi të injorojë thirrjet e vazhdueshme të Kroacisë për të mos ndërmarrë lëvizje që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi”

Sipas Ministrisë kroate, fqinjësia e mirë është një ndër elementët kyçë të procesit të zgjerimit dhe atij të stabilizim asociimit “dhe një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi” në Bashkimin Evropian.

Mandiç dhe Knezheviç udhëheqin dy parti të ish-Frontit Demokratik pro-rus, ndërkaq Beçiç është udhëheqës i demokratëve.

Gjatë kësaj jave, Fronti Demokratik u bë pjesë e Qeverisë të Malit të Zi, që udhëhiqet nga kryeministri Millojko Spajië.

Ambasada amerikane nuk e ka mirëpritur hyrjen në ekzekutiv e Frontit Demokratik dhe të Partisë së Boshnjakëve, pasi sipas Uashingtonit këto parti nuk kanë deunar agresionin rus kundër Ukrainës teksa kanë kundërshtuar sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!