Ministria kroate e Drejtësisë nuk do ta ekstradojë në Serbi tifozin shqiptar Ismail Morina, i njohur për fluturimin e dronit me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit.
Lajmin e kanë konfirmuar burime nga kjo ministri për radion “Europa e Lirë”. Morina u ndalua në Kroaci vitin e kaluar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga drejtësia serbe, nën akuzën e nxitjes së urrejtjes kombëtare.
Sipas burimit mediatik, vendimin për mosekstradimin e Morinës, i njohur ndryshe si “Ballist” Morina, e ka firmosur ministri kroat Drazhen Boshnjakoviç./abcnews.al