Kroacia ndalon turistët të përdorin valixhet teksa kalojnë në qytet

schedule11:46 - 8 Qershor, 2023

schedule 11:46 - 8 Qershor, 2023

Dubrovnik në Kroaci ka shokuar ata që kishin planifikuar të kalonin verën në këtë qytete bregdetar me miratimin e një rregulli të ri, sipas mediave të huaja.

Këshilli bashkiak ka vendosur të ndalojë turistët që të përdorin valixhet e tyre me rrota teksa kalojnë në zemër të qytetit të vjetër, si pjesë e një lëvizje për të ndalur zhurmat në qytet.

Kryebashkiaku Mato Frankoviç nisi një betejë kundër ndotjes akustike pasi vendasit u ankuan për zhurmën e bezdisshme që krijohet nga turistët të cilët tërheqin zvarrë valixhet nëpër qytet natën vonë.

Dhe nga nëntori, puna do të fillojë në një zonë të caktuar ku pushuesve do t’u kërkohet të lënë bagazhet e tyre përpara se të hyjnë në qytetin e vjetër.

Ata do të duhet të paguajnë për stafin e kontraktuar nga bashkia që t’iu çojë valixhen në hotelin e tyre.

Në një artikull në gazetën kroate, Jutarnji List, kryebashkiaku Frankoviç tha: “Ata do t’i lënë çantat e tyre në pikën e caktuar dhe ne, natyrisht, me pagesë do t’i dërgojmë bagazhet e tyre në adresën ku do të qëndrojnë.

Ky është vetëm fillimi, qëllimi përfundimtar është krijimi i një qendre logjistike brenda aeroportit, pas së cilës të gjitha bagazhet që do të kenë vizitorët e Dubrovnikut, do të transportohen direkt nga Ćilipo në adresat e tyre”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!