Kroacia dhe UNDP ndihmë për menaxhimin e ndotjes detare

schedule12:10 - 16 Mars, 2018

schedule 12:10 - 16 Mars, 2018

Pak javë pas takimit të ministrave të Mjedisit te Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit te Zi në Dubrovnik nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për menaxhimin e ndotjes detare dhe bregdetare.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit. Blendi Klosi shpreson që kjo të jetë vetëm faza e parë, projektuese, për të menaxhuar shumë herë më mirë që ujërat e lumenjve të derdhen në det, pasi të pastrohen.

Projekti financohet nga qeveria kroate dhe zbatohet nga UNDP. Ai ka për qëllim krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të ndotjes së mjedisit detar.

Gjithashtu objektiv i tij është edhe menaxhimi i emergjencave e forcimi i kapaciteteve të komuniteteve në Shqipëri për t’iu përgjigjur rreziqeve mjedisore dhe teknologjike shkaktuar nga incidente detare si p.sh derdhja e naftës ose substancave të tjera të rrezikshme dhe të dëmshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!