Kandidati republikan për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve njoftoi të enjten mbrëma se do të tërhiqet, duke zhytur vendin më shumë në krizë.
Steve Scalise, kreu i grupit republikan, i cili siguroi joformalisht nominimin e partisë së tij për të zëvendësuar Kevin McCarthy pasi u rrëzua më 3 tetor, nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme (217 vota).
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kaluan orë të tëra duke negociuar me dyer të mbyllura ditën e djeshme, por nuk ishin në gjendje të lini menjëanë përçarjet dhe të votonin për Scalise.
Prandaj Dhoma do të mbetet pa kryetar për dhjetë ditë, pas pauzës historike të McCarthy.
/abcnews.al