Janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it por kohët e fundit kanë lindur dyshimet se po përjetojnë një krizë. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha marrin vëmendjen për çdo detaj të mundshëm dhe për rrjedhojë nuk iu shpëtojnë pyetjeve të ndjekësve për njëri-tjetrin.
Por si qëndron e vërteta mes çiftit? Ka qenë blogerja, e cila iu është përgjigjur këtyre spekulimeve gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram. Mevlani thotë se ka një arsye pse nuk poston shpesh foto me djalin e ish kryeministrit.
“Kaloj shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj publikisht gjërat private”, shkruan ajo. Më tej, për t’ju dhënë fund njëherë e mirë spekulimeve, ajo ka treguar tiparet që i pëlqejnë tek partneri. Kultura dhe zgjuarsia e tij e kanë bërë për vete Arminën.
/abcnews.al