Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën vjetor tha se krizat financiare nuk kanë munguar. Ai shtoi se stimuli monetar rezultoi vendimtar për krizën dhe se nuk u përkthye në inflacion të lartë për krizën.
Sejko: Krizat financiare nuk kanë munguar. Konsolidimi i stabilitetit ekonomik dhe vullnetar, ka pasur nxitës globalizimin e tregjeve të produkteve. Po ashtu kristalizimi i konsensusit ekonomik e politik, rritja e pavarësisë institucionale e tyre ofruan mekanizëm të besueshëm.
Guvernatori bëri me dije se në tremujorin e tretë të 2022, inflacioni arriti në 8%, niveli më i lartë që nga vitit 1998.
Sejko: Inflacioni shënoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2022, duke arritur nivelin 8% në tremujorin e tretë, nivel ky më i larti i regjistruar që prej vitit 1998. Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, si në kontekstin rajonal dhe në atë evropian, duke pasqyruar ecurinë e fortë dhe të qëndrueshme të kursit të këmbimit dhe çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet, baza e tij ka ardhur në rritje e zgjerim. Tashmë, pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin tonë prej 3%. Po ashtu, artikujt e shportës me normë të lartë apo në rritje inflacioni nuk janë më vetëm mallra e shërbime me origjinë importi, por edhe produkte, të cilat pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend./Abcnews.al/