Kriza ushqimore globale, Lituania njofton planin për shmangien e bllokimit të Odesës

schedule14:08 - 25 Maj, 2022

schedule 14:08 - 25 Maj, 2022

Vendet Baltike dhe Polonia mund të ofrojnë një rrugë alternative për eksportin e grurit të Ukrainës i cili aktualisht është bllokuar në portin e Odesës në Detin e Zi. Në Davos presidenti i Lituanisë Nauseda, u shpreh se problemi ka pasoja të dyfishta: nga njëra anë Ukraina nuk mund të eksportojë grurin e saj të tepërt dhe nga ana tjetër mungesa e grurit në vende si Afrika e Veriut që mund të ushqejë një krizë ushqimore globale.

Sipas tij nëse nuk do të bëhet i mundur zhbllokimi i portit të Odesës, ka alternativa të tjera, kanale të tjera për të eksportuar grurin nëpërmjet Polonisë dhe vendeve baltike. Nën profilin politik, Lituania votoi në unanimitet një rezolutë sipas të cilës pushtimi rus i Ukrainës është një genocid.

Sipas presidentit të Lituanisë, Ukraina nuk po lufton vetëm për lirinë e saj por dhe për të tjerëve. Vilnius do të tërheqë ambasdorin e vendit nga Moska në 1 qershor, sipas një dekreti presidencial të firmosur të hënën.

Në 4 prill vendi baltik dëboi nga vendi ambasadorin rus.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!