Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza thellon çarjen me ndërkombetarët/ Përplasje mes deputetëve të Kurtit dhe ambasadorëve

schedule15:35 - 11 Mars, 2026

schedule 15:35 - 11 Mars, 2026

Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit, VV nuk ka hezituar të përplaset me ambasadorët e vendeve perëndimore ne Kosovë, madje duke i akuzuar ata për ndërhyrje në punët e brendshme.

Deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rustemi, përmes një postimi në facebook i bënë thirrje trupës diplomatike në Kosovë të mos ndikoi në vendimmarrjen e organit më të lartë të drejtësisë.

“I lus disa ambasadorë të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushteteuse në Kosovë me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme” shkruan Rustemi.



Këto akuza jo të lehta janë lexuar nga ndërkombëtarët.

Ka qenë Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot që ka thënë se nuk ka asnjë qëndrim mbi deklaratat e deputetit të Vetëvendosje Adnan Rrustemi, por sipas tij të mos kesh një koment, është një koment në vetvete.

Ndërkaq i pyetur rreth takimit me kryeministrin Albun Kurti të premten pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, tha se do ta mbajë për vete atë që është diskutuar në takim.

Marrëdhëniet me ndërkombëtarët gjatë qeverisjes së Albin Kurtit janë lëkundur shpeshherë, ndërsa Brukseli është distancuar nga zhvillimet në Prishtinë.
Jo më larg se një ditë më parë, komisionerja e zgjerimit Marta Kos anuloi vizitën e saj në Kosovë për shkak të krizës politike në vend.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!