Kriza, shoqatat e biznesit: Jo rritje tarife për shpërndarjen e energjisë, të negociojmë

schedule10:25 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 10:25 - 22 Dhjetor, 2021

11 shoqata të biznesit kërkojnë të mos rriten tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë.

Gjatë qëndrimit të tyre për liberalizimin e tregut të energjisë shoqatat kanë kërkuar të krijohet urgjentisht një tryezë teknike negociatash. Ato paralajmërojnë se nëse qeveria nuk reagon do të marrin të tjera masa.

Në një kohë që bizneset në treg të lirë po përballen me çmime të larta për të siguruar konsumin, nëse tarifat e shpërndarjes së energjisë të cilat nëse do të miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë sipas aplikimit të bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (pjesë e OSHEE Group) do të çojë në rëndimin të situatës.

Lidhur me kërkesat e tyre ka reaguar ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë cila thotë se do të analizojë të gjitha kërkesat e tyre, për të pasur një qasje pozitive për mbështetjen e bizneseve prodhuese në këtë moment të vështirë.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kushtet e detyrimeve ligjore për liberalizimin e tregut të energjisë, në zbatim te ligjit nr. 44/2015 “Përsektorin e energjisë elektrike” dhe angazhimeve të marra në kuadër të përafrimit me legjislacionin e BE, e konkretisht me Direktivën 2009/72/KE, ka dëgjuar me vëmendje kërkesat e 11 shoqatave të bizneseve, të shprehura publikisht sot.

Duke mirëkuptuar situatën e krijuar për shkak të krizës globale energjitike, si dhe duke vlerësuar rëndësinë e zhvillimit të biznesit në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike të vendit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të analizojë të gjitha kërkesat e tyre, për të pasur një qasje pozitive për mbështetjen e bizneseve prodhuese në këtë moment të vështirë. Në ditët në vazhdim MIE do të komunikojë publikisht qëndrimin e saj për të adresuar dhe mitiguar shqetësimin e shoqatave të biznesit të shprehur sot”, thotë ministria.

Operatori i Sistemit të Transmetimit që aktualisht ka një tarifë prej 0.75 lekë për çdo kilovat të transmetuar ka kërkuar rishikim të tarifës. Ky i fundit ka përllogaritur se, të ardhurat e munguara për vitet 2021-2022, “janë në masën 3,457 milionë lekë ose 0.24 Ieke/kWh, e cila duhet të merret në konsideratë nga ERE për tu përfshire në rishikimin tarifave. OST ka propozuar që të bëhet rishikim i metodologjisë sa i takon mënyrës sesi bëhet përllogaritja e tarifave. Ashtu sikurse është lakuar muajve të fundit për familjarët dhe biznesin e vogël se nuk do të ketë ndryshim të çmimit të energjisë. be.k/abcnews.al