Kriza politike në Malin e Zi, Camaj: E vetmja zgjidhje mbetet shkuarja në zgjedhje të parakohshme

schedule18:16 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 18:16 - 9 Dhjetor, 2022

Kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka bërë një pasqyrë të situatës politike në Malin e Zi.

Camaj tha se situata politike është në një krizë të thellë dhe duket mjaft e vështirë dalja nga kjo situatë.

Sipas tij e vetmja zgjidhje është shkuarja në zgjedhje të parakohshme, pasi nuk mund të vazhdohet pafundësisht me qeveri teknike.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Keni patur një zhvillim të rëndësishëm arrestimi i prokurorit special?

Camaj: Është një zhvillim i rëndësishëm pasi pushteti aktual po bën hapa për luftën e personave të korruptuar. Arrestim i i sotëm ka kuptimin që oktapodi të luftohet nga majat,. Kjo që po bëhet këto ditë për të luftuar lidhjet brenda sistemit është e rëndësishme për Malin e Zi.

Karadaku: Ajo që presin të gjithë është një zhbllo0kim i situatës politike. Presidenti Gjukanoviç po institon të shkohet në zgjedhje?

Camaj: Edhe në këto momente është mbledhur grupet parlamentare për të ofruar ndonjë zgjidhje. Nëse i dëgjojmë palët nuk besojmë se do të ketë zgjedhje të mirë, edhe pse pritet që pas Komisionit të Venecias mos luftohet ligji për presidentit. ËE vetmja rrugë për zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme dhe duhet gjetur një modalitet për përgatitjen e zgjedhjeve.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!