Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza politike në Kosovë/ Maliqi: Opozita duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme

schedule17:25 - 1 Prill, 2026

schedule 17:25 - 1 Prill, 2026

Analistja Afërdita Maliqi tha se opozita duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas saj Albin Kurti nuk pritet të arrijë rezultatin e 28 dhjetorit.

Ajo theksoi gjithashtu se një rikthim i mundshëm në politikë i Vjosa Osmani mund të ndikojë në elektoratin e Kurtit, ndërsa pa marrëveshje nuk mund të ketë seancë për zgjedhjen e presidentit.

“Opozita duhet të jetë e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme. Kurtit nuk i konvenon shumë, edhe pse mentaliteti është se ai do të dalë në pozitën e parë, por nuk mendoj se do të marrë rezultatin e 28 dhjetorit.



Ndërkohë, për Osmanin nuk e dimë çfarë do të bëjë, edhe pse ka deklaruar se pas 5 prillit do të bëjë një deklaratë. Nëse Osmani i kthehet politikës, do t’i ulë kuotat Kurtit, sepse shumica kanë votuar për Osmanin. Elektorati i PDK-së është stabil dhe jemi në një lloj terri informativ, pasi nuk kemi asnjë lëvizje nga asnjë kamp. Nuk e dimë nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të kemi një president të ri.

Kjo situatë me Osmanin ndikon në elektoratin e Kurtit. Nuk mund të ketë një seancë për zgjedhjen e presidentit nëse nuk ka marrëveshje.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!