Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Kriza politike në Kosovë/ Canaj: Kurti po zgjat dorën drejt Gjykatës dhe Prokurorisë

schedule17:24 - 12 Mars, 2026

schedule 17:24 - 12 Mars, 2026

Ish-ambasadori Blerim Canaj ka deklaruar se situata politike në Kosovo është bërë e pasigurt për partnerët ndërkombëtarë për shkak të çështjes së presidentit dhe mundësisë për zgjedhje të reja.

Sipas tij, hezitimi i Albin Kurti për të vazhduar punën e qeverisë, pavarësisht fitores në zgjedhje, e ka futur vendin në një krizë politike. Canaj shtoi Kurti po përpiqet të japë gjithccka në Kosovë dhe të zgjasë dorën në gjyqësor.

“Përpjekja është që të ketë komunikim me institucionet. Tani partnerët ndërkombëtarë nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë, pasi ne i kemi përfunduar zgjedhjet, por me çështjen e presidentit është krijuar një realitet i ri, pasi ne do të shkojmë prapë në zgjedhje. Në një situatë të tillë, ku gjeopolitika po ndryshon dhe rendi i ri botëror po ndryshon, natyrisht që Kosova po humb shumë.



Jemi duke jetuar një kohë kur duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi një strukturë politike që ka fituar zgjedhjet, por nuk është e ndërgjegjshme të bëjë marrëveshje dhe kompromis. Përpjekja e Kurtit është që të japë gjithçka në Kosovë.

Vetë sistemi politik në Kosovë është i tillë që presidentin duhet ta ketë edhe për balancë politike. Shumë çështje në Kosovë varen edhe nga presidenti, sepse roli i tij nuk është vetëm protokollar.

Tani vërehet qartë një përpjekje e Kurtit të zgjasë dorën drejt gjykatës dhe prokurorisë dhe ndaj kërkon të ketë një president aty. Përtej faktit që ka 51 për qind të votave, ai edhe më tutje po heziton të vazhdojë me punën e qeverisë dhe na ka futur në një krizë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!