Për shkak të kufizimeve të ndërmarra gjatë pandemisë së Covid-19, mes të tjerash dhe industria e turizmit është goditur shumë. Ndërsa shumë kufizime janë lehtësuar, disa vende po ofrojnë mundësi të ndryshme për të inkurajuar turistët.
Vendi i fundit që ka ofruar shërbime falas është qyteti Cancun në Meksikë. Meksika planifikon të rihapë turizmin nga 8 Qershori dhe kjo iniciativë do të fillojë një javë më vonë në mbarë shtetin, më 15 qershor.
Kjo iniciativë është ndërmarrë nga 200 biznese të kësaj zone, që do të ofrojnë dy netë falas në hotele, ushqim falas bashkë me marrjen e makinave me qera, shkruan “Mirror Online”.
Bizneset në Porto Morelos, Tulum dhe ishullin Karaibe të Isa Mujeres, tetë milje larg nga Cancún pritet gjithashtu të marrin pjesë. Roberto Cintron, Presidenti i Shoqatës së Hotelerisë në këtë zonë tha se kjo nismë është ndërmarrë në funksion të rimëkëmbjes së turizmit. /abcnews.al