Kriza nga pandemia, Teliti: Bizneset në Tiranë po mbyllen, paketat e qeverisë nuk mjaftuan  

schedule13:03 - 22 Qershor, 2020

schedule 13:03 - 22 Qershor, 2020

Në një intervistë për Abc News, Dorian Teliti shefi i Kabinetit të kryetarit të PD, foli për situatën ekonomike në vend.

Teliti u ndal mes të tjerash tek mënyrat se si po mbështetet biznesi gjatë kësaj periudhe pandemie. Ai thekson se një pjesë e madhe e biznese në kryeqytet janë mbyllur për  shkak se nuk përballojnë dot kostot.

Një pjesë e mirë e bizneseve të Tiranës janë mbyllur. Ata kanë vendosur të mos i hapin qepenet sepse e kanë të pamundur për të përballuar kostot. Të ardhurat e biznesit vijnë nga të ne, nëse ne nuk kemipara në xhep biznesi nuk do shesë.

Në momentin që kostot janë më të larta se të ardhurat, biznesi mbyll aktivitetin. Por kjo do të thotë edhe rritje të ndjeshme të papunësisë.

Qeveria i ka dhënë një ndihmë, i ka thënë nuk do paguash tatim fitimin për disa muaj. Por kur bizneset nuk kanë fitim çfarë tatimfitimi do të paguajnë? Bizneset po kalojnë një periudhë tejet të vështirë, këtë e thonë edhe institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Teliti.

Më tej, ai thotë se ndonëse në një periudhë të vështirë qeveria ka ezauruar vetëm 95 milion euro, paketë ndihme. Sipas Telitit qeveria duhet të merrte të tjera masa që të financonte ekonominë.

“Përgjigja e qeverisë ka qenë paketa ndihmëse, të cilat deri më sot janë ezauruar 95 milion euro. Pra qeveria na futi të gjithëve në karantinë, duhet të merrte masat që të financonte ekonominë.

Qeveria financoi thjeshtë 95 milion euro. Pra buxheti i shtetit në më shumë se 100 ditë vetëm 95 milion euro, ndërsa për më tepër janë paguar për kontratat koncesionare dhe shpenzimet e luftës.

Kryeministri shpalli luftë por nuk u soll si gjeneral lufte. U soll si gjeneral me qytetarët duke i mbyllur brenda.

Ai biznes që po mundohet të mbijetojë po detyrohet të rrisë çmimet dhe nga ana tjetër blerësit kanë më pak para në xhepat e tyre. Rezultati të tërë dalim të humbur. Të humbur do të dalë edhe vete shteti shqiptar”, tha Teliti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!