Kriza nga koronavirusi, Elisabeta Katiaj sqaron kërkesat e sipërmarrësve të rinj për qeverinë

schedule18:12 - 9 Prill, 2020

schedule 18:12 - 9 Prill, 2020

E ftuar në studion e Abc News, Elisabeta Katiaj, kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj sqaroi kërkesat që kanë për qeverinë, lidhur me situatën e krijuar si pasojë e Covid-19.

Ajo u shpreh se kanë qenë të parët që u janë drejtuar me një paketë kërkesash ministrit tëMbrojtjes Sociale, Eduart Shalsit. Kati mes të tjerash thekson se kanë kërkuar krijimi i një komiteti konsulentësh për biznesin si dhe rimbursim të TVSH.

Ndërkaq, ajo shton se në 15 prill do të priste një zgjerim të paketave aktuale.

Pjesë nga intervista:

E them me bindje se është privati, unë nuk e shoh bashkëpunimin me qeverinë sepse ka burokracitë e veta. Në shumë vende këto programe u janë dhuruar shteteve

Unë e kuptoj një prodhues, një fermer, një fason kur i bëjnë kërkesa qeverisë, por ju çfarë kërkoni?

Ne i vimë në ndihmë edhe gjithë ekonomisë, sepse në Shqipëri nuk ka politika që trajtojnë të rinjtë. Ne i je i drejtuar të parët me një paketë kërkesash, zotit Shalsi dhe kryetarit të dhomave të tregtisë.

Pse zotit Shalsi?

Realisht ura lidhëse duhet të jetë ministria e mbrojtjes së sipërmarrjes. Zoti Ahmetaj është një ministër i krijuar për situatën dhe është një sfond historik dhe është karizmatik për ndërkombëtaret.

Çfarë i kërkuat Shalsit?

Kërkesave nuk u janë përgjigjur asnjë realisht. I gjithë sistemi në njëfarë mënyre dërgon shkresat. Deri tani të gjitha masat që janë marrë janë te sigurimi i pagës në nivel individi, në nivel biznesi nuk është bërë asgjë. Kriza e shëndetësisë kërkon vëmendje, por nuk janë të gjithë të fokusuar për shëndetësinë. Situata duhet të kërkojë aktivizim në çdo lloj aspekti. Duhet studiuar në dy nivele, tre mujor dhe 6 mujor.

Propozimi i parë ishte krijimi i një komuniteti ekspertësh?

Po sepse edhe biznesi ka shumë nevojë për këshillim.

Kjo nuk u bë, tjetra cila është?

Ishte rimbursimi i TVSH. Çudia ishte se zv.minisrja lancoi një situatë se deri në fund të marsit nuk rezulton asnjë biznes pa rimburism TVSH-je. Dhe kjo nuk është e  vërtetë. Shteti mund të bënte edhe një paketë financuese nga banka. Janë gjëra praktike që nuk janë gjëra shtesë në buxhetin e shtetit.  Është shumë e lehtë për të ndarë kategoritë e biznesit, që si janë sjellë ata në 2 vitet e fundit kundrejt detyrimeve tatimore. Janë shumë metoda që të tregojnë se cili biznes duhet suportuar, që mund të ketë garanci në vazhdimësi. E gjithë kjo situatë kërkon një menaxhim profesional. Kemi shumë shoqata të cilat nuk kanë bërë sot asnjë anketim. Nuk kanë një menaxhim profesional. Nuk ka statistika rajonale të biznesit që gjendet në një rajon të caktuar.

Ju keni të dhëna?

Ne jemi ngritur si nevojë  e tregut. Kemi 2 vite dhe kemi 150 anëtarë, sipërmarrës, të vetëpunësuar. Këta 150 sipërmarrës punësojnë rreth 780 punëmarrës. Ne po mundohemi që të krijojmë disa konferenca virtuale, sot pata një kërkesë nga sipërmarrësit e luleve. Ata kanë një mall stok të prishur tani.

Nuk janë të hapur dyqanet e luleve?

Jo nuk janë të hapura. Kanë shumë stoqe që nuk janë të përdorshme. Në këto kushte ka një procedurë të standardizuar. Por jemi në kushtet që këto janë burokraci që duhet të eleminohen.

Një kritikë për masat që ka marrë qeveria deri tani?

Kritika çdo paketë që është marrë deri tani, jo totalisht e përdorshme nga biznesi. Paga e luftës, janë shumë sektorë që nuk e kanë  përfituar, profesionet e lira, tregtia me pakicë, hotelet.  Nuk e kanë marrë sepse nuk kanë qenë në urdhrin e mbylljes së ministrisë. Nga data 15 do të prisja një fond krize për ndërmarrjet që parashikojnë vazhdimësi.

Kryeministri më ka thënë se nuk ka asgjë falas.

Nuk është falas, sepse biznesi është taksapagues. Në datën 15 më shumë do të prisja një zgjerim të paketave. Ne kërkojmë transparencë. /abcnews.al