Kriza nga Covid-19, avokati flet për shqetësimet e emigrantëve shqiptarë në Itali

schedule09:34 - 16 Prill, 2020

schedule 09:34 - 16 Prill, 2020

Në një intervistë me Enkel Demin në “Abc-ja e mëngjesit”  nga Italia, avokati Darien Levani foli për situatën e emigrantëve shqiptarë.

Avokati tha se më të prekur nga kjo situatë janë ata që kanë punuar në të zezë dhe për pasojë nuk përfitojnë asnjë ndihmë financiare nga shteti.

Ajo që po ndodh për fat të keq është se shumë bashkëqytetarë të cilët ndodheshin në Itali pa dokumente të rregullta arrinin në njëfarë mënyrë që të mbijetonin duke punuar në të zezë. Pra kishin krijuar njëfarë ekuilibri të brishtë. Ajo që ndodh me mbylljen e fabrikave, dyqaneve dhe sidomos të ndërtimit, janë persona që nuk arrijnë më të punojnë. Për fat të keq duke qenë komplet jashtë çdo katologimi, do të thotë se nuk kanë asnjë mbështetje financiare dhe kanë arritur në një pikë në të cilën që shumë mendojnë se zgjidhja e vetme është kthimi në Shqipëri”, tha ai.

Avokati thekson më tej se këtyre njerëzve u kanë mbaruar kursimet dhe në thelb nuk është se kërkojnë të kthehen në Shqipëri për shkak se do të humbnin çdo gjë që kishin ndërtuar deri më tani. Ndërkohë, siç thekson avokati zgjidhja e vetme e ofruar është riatdhesimi, pra kthimi i tyre në Shqipëri.

Janë duke mbaruar kursimet që kishin vënë mënjanë. Nuk ekzistojnë te sigurimet shoqërore sepse kanë punuar në të zezë. Janë njerëz komplet jashtë sistemit.

Qytetarë të rregullt janë rreth 600 mijë. Me hapjen e vizave shumë kanë lëvizur rregullisht.

 Për momentin ky komunikim është i bllokuar. Këta qytetarë që janë pa dokumente në thelb nuk duan që të kthehen. Pavarësisht se kanë këto probleme, kthimi në Shqipëri do i humbasin edhe ato pak gjëra që kanë. Unë vë re që përtej ankesave e gjykojnë të vështirë.

Njerëzit ankohen për 1 mijë arsye. Kryesisht kërkojnë mbështetje në këtë moment. Duan të dinë nëse dikush ka menduar për këtë kategori personash. Për fat të keq kjo nuk ekziston, gjëja e vetme që mund të bëhet është riatdhesimi”, deklaroi ai. /abcenews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!