Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi ka deklaruar se një zgjidhje diplomatike e krizës në Ukrainë do të jetë e pamundur për sa kohë që Vladimir Putin është në pushtet.
Andrew Wood tha për BBC-në se Putin nuk e di se cila do të ishte një zgjidhje diplomatike dhe vuri në dukje fjala e tij nuk ka asnjë vlerë.”
“Një zgjidhje diplomatike për të nuk do të ishte vetëm nëse Perëndimi do të pranonte kërkesat e tij si për shembull mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO, por do të ishte kontrolli i plotë në atë vend,” tha Andrew.
Duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve, ai bëri thirrje që vendet të vendosin një paketë sanksionesh menjëherë kundër Moskës. Ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që sanksionet të synojnë bankat ruse dhe t’i japin fund të menjëhershëm planeve për të vënë në funksion gazsjellësin Nord Stream 2.
/abcnews.al