Kriza në Sudan, OKB: Mbi 1200 fëmijë humbën jetën nga fruthi dhe kequshqyerja në 5 muaj

schedule13:45 - 19 Shtator, 2023

schedule 13:45 - 19 Shtator, 2023

Më shumë se 1200 fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë vdekur nga fruthi dhe kequshqyerja në nëntë kampet e refugjatëve të Sudanit që nga maji, dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë në rrezik deri në fund të vitit, tha në një deklaratë ditën e sotme OKB.

“Për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj shërbimeve shëndetësore dhe sigurisë ushqimore që ka pësuar një goditje të madhe në Sudan, Unicef ​​ka frikë se shumë mijëra të porsalindur do të vdesin nga tani deri në fund të vitit”, theksohet në njoftim.

Sipas kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara, siguria ushqimore në vend, ku ka shpërthyer një konflikt i përgjakshëm mes gjeneralëve rivalë, ka marrë një “goditje katalitike”.

Sipas ekipeve të UNHCR, më shumë se 1200 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdiqën nga fruthi dhe kequshqyerja në nëntë kampe refugjatësh të vendosura në shtetin e Nilit të Bardhë midis 15 majit dhe 14 shtatorit.

Këta fëmijë janë refugjatë nga Etiopia dhe Sudani i Jugut, tha Dr. Alain Maina, Shefi i Shëndetit Publik të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, gjatë konferencës për shtyp.

Sipas UNHCR-së, më shumë se 3,100 raste të dyshuara të fruthit u raportuan gjithashtu gjatë së njëjtës periudhë, dhe më shumë se 500 raste të dyshuara të kolerës në pjesë të tjera të vendit, si dhe raste të dengës dhe malaries.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!