Kriza në PD, Xhaferaj: Ka iniciativa individuale. Të dy palët duhet të reflektojnë për të qenë alternativë në 2025

schedule13:39 - 26 Maj, 2023

schedule 13:39 - 26 Maj, 2023

Për deputetin e PD, Ferdinand Xhaferaj, problemet që janë brenda PD zyrtare si edhe problemet që mbart edhe pjesa tjetër, Rithemelimi, janë shumë të vogla krahasuar me problemin e madh që kemi si duhet të sistemohet opozita shqiptare.

I ftuar në studion e Tirana Live në ABC, Xhaferaj komentoi zhvillimet brenda demokratëve, kryesisht pas zgjedhjeve të 14 majit.

“Këto dy pjesë që ne flasim do ishin prezantuar në mënyrë dinjitoze dhe do jepnin shpresë në zgjedhje edhe nëse do kishin humbur, se mund të qëndrojnë për të përmbysur regjimin e Edi Ramës”- u shpreh Xhaferaj, ndërsa komentoi edhe thirrjen e Roland Bejkos për mbledhjen e Kryesisë.

“Dëshira dhe individuale të kujtdo mbeten dëshira individuale, që janë krejtësisht jashtë shqetësimit tim. Shoh me shqetësim refleksionin që duhet të bëjnë të dyja pjesët, përgjegjësinë që ka lider shipi I të dyja pjesëve për të kapërcyer vetveten, për një spektër të gjerë opozitar që elektorati të shohë shprehë në 2025” – u shpreh Xhaferraj.